BIE VLERA E BITCOIN PËR 5%, 13 MILIARDË DOLLARË HUMBJE PËR TRE ORË

10

Vlera e monedhave kryesore kriptografike ra me shpejtësi mëngjesin e ditës së Enjte ku 13 miliardë dollarë u fshinë në pak orë. Bitcoin ra me 5% në 6,303 dollarë ndërsa XRP dhe ethereum ranë me 10% sipas të dhënave të CoinMarketCap.com. Në vetëm tre orë monedhat kriptografike humbën 13 miliardë dollarë. Rënia e radhës i atribuohet paralajmërimeve të reja nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës të cilat i shohin monedhat kriptografike si kërcënim për ekonominë.

Në një raport të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehej se rritja e shpejtë që kanë asetet mund të krijojnë probleme për sistemin ndërkombëtar financiar. Shumë entuziastë të monedhave kriptografike shpresonin se 2018-ta do të ishte viti i tyre. Por ka ndodhur krejt e kundërta. Rënia e vlerës së monedhave kriptografike u pasua nga hakime të profili të lartë në bursa të ndryshme si dhe mashtrime me ICO-të. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që bitcoin të binte nga 19,738 dollarë që nga 17 Dhjetori, njofton PCW.